Site icon Telegrafi

Xhemaili u përlesh me Lewandowskin, kjo është arsyeja (Foto)

Zvicra u eliminua nga Kampionati evropian edhe pse tregoi një lojë të bukur.

Por pas ekzekutimit të penalltive, ku polakët triumfuan me rezultat 5:4, ka ndodhur një përleshje në fushë.

Ka qenë futbollisti shqiptar, Blerim Xhemaili që ka kërkuar shpjegim nga kapiteni i polakëve, Robert Lewandowski.

Ishte vet anëtari i Bayernit që pas përfundimit të penalltive festoi para tifozëve zviceranë duke i vënë duart në vesh dhe duke iu thënë nuk po iu dëgjoj, transmeton Telegrafi.

Kjo e nervozoi shumë Blerim Xhemailin i cili vrapoi tek Lewandowski duke u përleshur me të, por aty afër ishte Shai Tarashaj, portieri rezervë Hitz dhe gjyqtari anglez Clatenburg të cilët e qetësuan situatën.

Pas ndeshjes Xhemaili ka akuzuar polakët për provokim të tifozëve, duke thënë se kjo nuk është e drejtë.

“Polakët kanë qenë provokues për tifozët tanë dhe kjo nuk është e drejt. Ata duhet të kenë respekt dhe kjo është arsyeja që un kërkova nga ta respekt”, deklaroi Xhemaili pas ndeshjes. /Telegrafi/

Exit mobile version