Telegrafi

Xhemaili: Tre pikë që na japin qetësinë e merituar

Bologna fitoi ndaj Crotones me rezultat 0-1 me golin e Blerim Xhemailit.

Mesfushori shqiptar ka thënë se ishte një fitore e merituar, por e vështirë.

“Këto tre pikë na japin qetësinë që e meritojmë. Kemi udhëtuar në Crotone për të bërë ndeshjen tonë”.

“Ata kanë bërë një futboll të vështirë për ne, por e rëndësishme është të shënosh për skuadrën, kurse kush bën gol është diçka dytësore”, ka thënë Xhemaili në Sky Sport. /Telegrafi/