Mesfushori shqiptar Blerim Xhemaili ka thënë se atmosfera në përfaqësuesen e Zvicrës është e mirë.
Thotë se janë të rralla shtetet që kanë një atmosferë të tillë.
“Unë kam parë shumë rrallë një grup që rri kaq shumë bashkë. Ne jemi një grup që dëshirojmë të argëtohemi së bashku. Në të kaluarën ka qenë shumë me rëndësi hierarkia. Sot është e rëndësishme që ekipi mund të përshtatet. Të gjithë lojtarët do të japin gjithçka për Zvicrën”, ka thënë Xhemaili për Blick, transmeton Koha.net.
Xhemaili 30-vjeçar për ekipin “A” të Zvicrës luan që nga viti 2016. Ai ka kontribuar me pesë gola në 46 ndeshje. Zvicra do të luajë në “Euro 2016”.