Blerim Xhemaili ka shënuar menjëherë gol me fanellën e Bolognas pas rikthimit të tij në kampionatin italian.
Mesfushori me prejardhje shqiptare ishte tek skuadra nga MLS-ja Amerikane, Montreal Impact, ku shkëlqeu për gjysmë sezoni.
Megjithatë, pronari i Bolognas, i cili mban pronësinë edhe të klubit amerikan vendosi ta kthej mesfushorin në Serie A.
Ky rikthim doli të jetë i duhur, pasi reprezentuesi zviceran menjëherë dha ndikimin e tij në fushë duke shënuar edhe gol.
Xhemaili shënoi në fitoren 3-0 të Bolognas në shtëpi ndaj Beneventos në kuadër të javës së 21-të të Serie A.
Mesfushori nga Tetova shënoi një supergol për 3-0, duke marr topin nga gjysma e fushës dhe me një goditje të fortë dhe të saktë nga distanca gjeti rrjetën.
Ky gol i Xhemailit vjen vetëm dy ditë pas rikthimit të tij në Serie A, pasi me Bologna njoftoi transferimin e tij me datë 19 janar.
Ndryshe, tetovari njihet për golat e shumtë që ka shënuar në Serie A, pasi edhe pse pozita e tij është një mesfushor qendror ai shënoi tetë gola gjatë sezonit 2016/17. /Telegrafi/