Site icon Telegrafi

Xhemaili sërish në formacionin e javës në Serie A

Lideri i Kampionatit italian regjistroi fitore të vështirë prej 2-1 kundër Pescaras, e gjithë kjo falë intervenimeve bravuroze të portierit Ivan Pelizzoli.

Viola u kthye nga disavantazhi prej dy golash për të barazuar ndaj Rossonerëve, ndërsa het-triku i German Denis ishte meritor që Atalanta i mposhti Nerazzurrët në Giuseppe Meazza (4-3).

Napoli shënoi fitore prej 2-0 kundër Genoas, ndërsa Blerim Xhemaili u regjistrua përsëri në listën e golashënuesve.

Formacioni i javës së 31-të në Serie A (3-4-3):

Portier: Ivan Pelizzoli (Pescara).

Mbrojtës: Mehdi Benatia (Udinese), Gabriel Paletta (Parma), Santiago Garcia (Palermo).

Mesfushorë: Riccardo Montolivo (Milan), Josip Ilicic (Palermo), Blerim Xhemaili (Napoli), Ricardo Alvarez (Inter).

Sulmues: Antonio Di Natale (Udinese), Adem Ljajic (Fiorentina), German Denis (Atalanta).

/Telegrafi/

Exit mobile version