Telegrafi

Xhemaili nesër te Bologna

Ish mesfushori i Napolit, Blerim Xhemaili, pritet të arrijë në Bologna për të kryer vizitat mjekësore.

Shqiptari që mbron ngjyrat e Zvicrës ka zgjidhur kontratën me gjigantin turk Galatasaray, dhe pritet që të arrijë marrëveshje me Rossoblut.

Gianluca Di Marzio shkruan se marrëveshja është arritur dhe ai do të jetë në Bologna.

Lexo po ashtu Lajme për lojtarët shqiptarë

Ishte pritur që 30 vjeçari të nënshkruaj në MLS me Montreal Impact, por president i Bolognas, Joey Saputo, e ka bërë të ndërroj mendje.

Shqiptari më parë ka luajtur për Torinon, Parman, Napolin dhe Genoan. /Telegrafi/