Ylli i kombëtares së Zvicrës, Blerim Xhemaili, u shpreh i kënaqur me golin e tij.
Por, Xhemaili pati vërejtje për performancën e tij, megjithatë ai beson se Zvicra mund të jetë befasia e këtij kampionati.
“Jam i lumtur për golin tim, por jo për lojën”.
“Por, është mirë që kemi kaluar tutje, ëndrra vazhdon të jetë e gjallë”.
“Ka pasur shumë befasi dhe ne mund të jemi një ekip tjetër që shkakton befasi. Nëse tash jo, kurrë atëherë?”, u shpreh Xhemaili.
Zvicra nuk ka asnjë humbje, por dy barazime dhe një fitore nga tri ndeshjet në Grupin E.
Në 1/8-tën e finales Zvicra takohet me Suedinë. /Telegrafi/