Site icon Telegrafi

“Xhemaili largohet pa u mbyllur Serie A”

Presidenti i Bolognas, Joey Saputo, thotë se Blerim Xhemaili mund ta lë klubin më herët për tu bashkuar me Montreal Impact.

Kalimi i Xhemailit drejt MSL-s ishte konfirmuar në dhjetor dhe nëse Bologna e siguron më herët ekzistencën, ai mund të largohet më herët.

“Kur Blerimi u bashkua me Bolognan, ai e dinte që do të largohej drejt Kanadës”.

“AI mund të largohet pa u mbyllur tri ndeshejt e fundit ato me Pescaran, Milanin dhe Juventusin”.

“Nuk duam t’i bëjmë keq Bolognas, por as ta ndëshkojmë Impactin. Nëse Bologna e siguron mbijetesën para tri ndeshjeve të fundit dhe mund të largohet drejt Canadas”.

Xhemaili ka shënuar tetë gola në këtë kampionat, që është më i miri i tij në Serie A.

Ai ka luajtur për skuadra si Torino, Parma, Napoli dhe Genoa. /Telegrafi/

Exit mobile version