Telegrafi

Xhemaili: Jemi të lumtur, mund të bëjmë më shumë

Bologna ka fituar ndaj Torinos me dy golat e Blerim Xhemalit.

Mesfushori shqiptar në të kaluarën ishte pjesë e Toros, por kjo nuk e ndalon atë të dhurojë spektakël sa herë që luan ndaj ish-ekipit të tij. Kujtojmë se sa ishte pjesë e Napolit, kishte realizuar het-trik ndaj Torinos.

Gjithsesi Xhemaili u shpreh i lumtur me fitoren dhe shpreson të vazhdon kështu.

“Torino është ish-skuadra ime, por sot e rëndësishme ishte fitorja dhe jemi të lumtur”.

“Duhet të vazhdojmë kështu, tani të shikojmë para. Duam të bëjmë më shumë, pasi kemi shumë potencial dhe këtë e kam thënë që nga fillimi i viti”, ka thënë Xhemaili për Sky Sport.

Shqiptari në sezonin 2016/17 ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar një herë në Serie A. /Telegrafi/