Kontrata e kapitenit të Bolognas, Blerim Xhemaili skadon verën e ardhshme, por lojtari e ka zbuluar dëshirën e tij se karrierën do ta mbyll në këtë klub.
Mesfushori shqiptar mbush 34 vjet në prill dhe në qershor kontrata e tij me klubin nga Renato Dall’Ara do të skadojë.
Këtë sezon ai ka luajtur 14 ndeshje në Serie A dhe ka shënuar një gol.
“Unë do të doja ta përfundoja karrierën time këtu”, tha 33-vjeçari për La Gazzetta dello Sport.
Ai ka folur edhe për raportet me trajnerin Sinisa Mihajlovic.
“Kontakti që kemi pasur përmes Skype [gjatë verës] do të mbetet në mendjen tonë për tërë jetën”.
“Ishte 13 korriku dhe unë qava. Ne i thamë vetes se ai kishte bërë gjëra të jashtëzakonshme për ne”, ka thënë Xhemaili.
Ai tregon se lidhjet mes tyre janë më të mëdha tani. /Telegrafi/