Telegrafi

Xhemaili detyrohet ta mbyll Twitterin, shkak një postim me femra gjysmë të zhveshura (Foto)

Blerim Xhemaili nuk ka më një llogari private në rrjetin social “Twitter”.

Mesfushori me prejardhje shqiptare po kalon një super-formë këtë sezon në Serie A me Bolognan.

Lexo po ashtu Xhemaili: Jam i lumtur te Bologna, por ende s'kam vendosur asgjë

Megjithatë, jo gjithçka po shkon mirë për Xhemailin, pasi është detyruar të mbyll profilin e tij privat në ‘Twitter”.

Deri te mbyllja e “Twitterit” erdhi pasi reprezentuesit zviceran kishte postuar një fotografi ku shihet pesë vajza gjysmë të zhveshura, por me një shirit në mes të fotografisë, transmeton Telegrafi.

Postimi i Xhemailit në Twitter

“Koha sërish e mirë sot”, kishte shkruar Xhemaili përmbi fotografi, teksa komentet e shumta ishin negative dhe mesfushori tetovar u detyrua të mbyll profilin e tij.

Megjithatë, Xhemaili ende nuk ka dal me ndonjë deklaratë zyrtare për të treguar a ishte lëshim i tij ky postim apo i është hakuar profili. /Telegrafi/

Kjo del nëse e kërkon tani Xhemailin në Twitter