Xhelozia është nikoqir i emocioneve të kundërta si mërzisë dhe zbrazëtirës, dëshirës për hakmarrje dhe tërbimit. Mërzia e shtyrë nga frika e humbjes së personit të dashur, kurse tërbimi nga dëshira që ai/ajo t‘ju kthehet. E, si ta dini se a ndjeni “mjaftueshëm” xhelozi dhe si ta tregoni pa e nervozuar partnerin e juaj? Ndiqni këto hapa.
1. Jini të sinqertë me vetveten. Ata të cilët refuzojnë të pranojnë se janë xhelozë në mënyrë të vrazhdë mund t’i ndajmë në dy kategori: njerëz të cilët nuk i kushtojnë kujdes situatës reale dhe nuk kuptojnë se duhet të jenë xhelozë ose njerëzit të cilët kujdesen për partnerin/en, e nuk do të merakoseshin nëse nesër mbeten vet. Më së miri është që t’i pranoni ndjenjat të paktën para vetes, në vend që të lëni që emocionet negative të rriten nga dita në ditë dhe papritmas dhe pa ndonjë arsye të “eksplodojnë”. Ndonjëherë, mjafton që të qetësoheni dhe t’i “derdhni” të gjitha ndjenjat dhe mendimet negative në një fletë letre, e kur t‘ju kalojë hidhërimi dhe tërbimi, do t’i lexoni dhe do të kuptoni se shumë më mirë të bëni diçka më produktive për ju dhe lidhjen e juaj se sa ta posedoni e-mailin, telefonin, kompjuterin…e parterit të juaj.
3. Aktroni xhelozi. Gjatë gjithë kohës shkruajmë për ndjenjat negative te xhelozia e tash kjo? Por, rikujtoni pikën e parë – xhelozia mund të nënkuptojë edhe se nuk kujdeseni mjaftueshëm? Femrat janë ato të cilave u pëlqen xhelozia e kohë pas kohe e partnerit. Pikërisht xhelozia e vogël dhe e matur e drejtuar kah meshkujve të tjerë në rrethinë, për disa femra është tregues i vërtetë se partneri e vlerëson atë që e ka, dhe e ruan me kujdes nga të tjerët. Por, këtu nxitet pyetja – nëse një femër mësohet me xhelozinë e partnerit si shenjë kujdesi, çfarë do të ndodhë kur do të kalojë koha dhe do të zhduket xhelozia? Si duket në fund ndjenjat e sinqerta, e jo ato të aktruara po fitojnë, apo? /Telegrafi/