Site icon Telegrafi

Xhelal Bajrami: Zgjedhjet u mbajtën në atmosferë të qetë, pa parregullsi të shumta

Prokurori Xhelal Bajrami gjithashtu edhe kryetar i Komisionit për ndjekjen e parregullsive gjatë zgjedhjeve, tha se vlerësimi i parë i komisionit është se zgjedhjet janë mbajtur në atmosferë të qetë dhe pa numër të madh të parregullsive.

Ai tha se në adresën “izbori@jorm.mk” në të cilën qytetarët kanë mundur të denoncojnë parregullsitë, kanë arritur 24 raportime, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Këto raportime janë pranuar në prokurori, por të njëjtat janë shkelje në pajtim me nenin 190 paragrafi 2 i Kodit Zgjedhor dhe për procedurë të mëtejme kompetente janë organe tjera”, tha Bajrami.

Ai shtoi se tre raportime kanë të bëjnë me fotografimin e fletvotimeve, shtatë janë dorëzuar nga një shoqatë qytetare e cila ka vërejtur agjitim. Ndërsa të tjerat kanë të bëjnë me publikimet në rrjetet sociale./Telegrafi/

Exit mobile version