Telegrafi

Xhaferi: Do ta respektojmë vullnetin e qytetarëve

Talat Xhaferi i cili është bartës në listën zgjedhore numër 5 sot tha se ka dëshmuar se fol dhe punon për qytetarët dhe interesat e tyre që i përfaqëson në Kuvend dhe se qytetarët edhe këtë herë do të dinë ta zgjedhin ofertën më të mirë zgjedhore.
Në ngjarjen promovuese para Konsullatës së nderit të Republikës së Shqipërisë në Manastir, Xhaferi ju bëri thirrje qytetarëve ta mbrojnë shëndetin e tyre për shkak se zgjedhjet po organizohen në kushte specifike të ndikuara nga coronavirusi, dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e zgjedhje, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ideja për kryeministër shqiptar është reale dhe vjen që prej 11 viteve kur u theksua në kongresin partiak kur funksionet më të rëndësishme shtetërore udhëhiqeshin nga përfaqësues të popullit maqedonas”, tha Xhaferi duke shtuar se gjatë këtyre viteve shqiptarët kanë pasur edhe ministër të Mbrojtjes, kryetar Kuvendit dhe ministër të MPB-së.
Sipas tij, ideja është reale dhe kjo do të varret nga numrat në Kuvend pas përfundimit të zgjedhjeve, ndërsa ata si BDI, do ta respektojnë vullnetin e qytetarëve./Telegrafi/