Site icon Telegrafi

Xavi tregon pse po korr suksese të mëdha këtë sezon Manchester City

Manchester City është shumë i ngjashëm me Barcelonën.

Ky është mendimi i legjendës së futbollit spanjoll, Xavi Hernandez, duke harruar për pak se Pep Guardiola i urren krahasimet.

Sipas ish-mesfushorit, ky City rekordesh duket sikur ka të injektuar ADN-në e katalanasve.

“Qytetarët” aktualisht kanë 15 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt në Premier League dhe kanë vendosur një rekord në kampionat me 18 fitore radhazi.

“Mendoj se Pep ka të injektuar ADN-në e Barcelonës dhe tashmë po e transmeton te City. Futbolli i tij është mahnitës. Kjo është nga skuadrat më në formë në Evropë. Por mos u çudisni, asgjë nuk vjen nga rastësia. Sukseset e ekipeve të Pepit dhe rekordet e tyre nuk janë fryt i rastësisë, por i punës. Ato vijnë sepse Pep është fiksuar pas suksesit, ai e urren të humbasë dhe kjo diçka që ai ua përçon dhe lojtarëve”, është shprehur Xavi.

“Shumë njerëz vjet thoshin se Pep duhet ta ndryshonte stilin në Angli, por ai refuzoi ta bënte. Skuadra e tij po luan futbollin më të bukur në historinë e kampionatit anglez”, ka shtuar 37-vjeçari.

Exit mobile version