Site icon Telegrafi

Xavi Simons shënoi një gol të jashtëzakonshëm, i cili ‘ra në ujë’ nga performanca fantastike e Leverkusen

Bayer Leverkusen ka shënuar fitore spektakolare me rezultat 3-2 në udhëtim ndaj Leipzigut, në kuadër të xhiros së 18-të në Bundesliga.

Në këtë takim protagonist kryesor për vendasit ishe Xavi Simons i cili shënoi një gol të jashtëzakonshëm për t’i dhënë epërsinë prej 1-0 Leipzigut

Simons arriti të mbajë topin në ajër me dy prekje, para se të godasë me një gjysmë vollej një gol mjaft të bukur.

Sidoqoftë, ky gol i tij ‘ra në ujë’ pasi në pjesën e dytë Leverkuseni u shfaq me një fytyrë krejtësisht tjetër ku edhe arriti që të kompletojë rikthimin e rezultatit.

Golat për mysafirët i shënuan Nathan Tella, Jonathan Tah dhe Piero Hincapie.

Në këtë mënyrë Leverkuseni vazhdon ende serinë si ekipi i vetëm në top pesë ligat evropiane pa humbje dhe vazhdon si lider i tabelës në Bundesliga.

Simons në anën tjetër, po tërheq interesim edhe nga një numër i madh klubesh evropiane, duke përfshirë Arsenalin dhe Barcelonën, por Leipzig me shumë mundësi do të bëjnë gjithçka që munden që të sigurojnë shërbimet e mesfushorit edhe për një vit tjetër./Telegrafi/

https://twitter.com/centregoals/status/1748788378869641264

Exit mobile version