Telegrafi

Xavi: Messi, më i miri në histori

Legjenda e Barcelonës, Xavi, ka thënë se Lionel Messi tashmë është futbollisti më i mirë në histori të futbollit dhe për këtë ai s’ka nevojë ta fitojë Kupën e Botës.

Disa thonë se Messi nuk mund të konsiderohet më i miri në histori derisa nuk e fiton Kupën e Botës si Pele dhe Maradona, por kështu nuk mendon Xavi.

“Leo pa dyshim është lojtari më i mirë që kam luajtur unë. Ai është lojtari më i mirë që kam parë dhe lojtari më i mirë që do të shohim ndonjëherë”.

“Ai është lojtari më i mirë në histori. Ai nuk ka nevojë ta fitojë Kupën e Botës që të jetë më i miri. Alfredo di Stefano nuk e fitoi Kupën e Botës, e as Johan Cruyff”.

“Messi bën atë që ai dëshiron. Ai bën gjithçka si duhet”, u shpreh Xavi. /Telegrafi/