Site icon Telegrafi

Xavi fton Riberyn në Katar, i thotë se do kënaqet me jetën

Franck Ribery është inkurajuar të shkojë në Katar dhe të bashkohet me Al Saddin, te skuadra e mesfushorit legjendar Xavi, i cili këmbëngul se ylli i Bayern Munichut do të donte jetën atje.

E ardhmja e 34-vjeçarit në Bayern Munich është e pasigurt pasi kontrata e tij skadon në fund të sezonit dhe ai është kufizuar në vetëm nëntë paraqitje të Bundesligas këtë sezon për shkak të lëndimit.

Bayern planifikon “bisedime serioze” me anësorin, sipas kryetarit Karl-Heinz Rummenigge, por ish-ylli i Barcelonës Xavi, i cili ka qenë me Al Sadd që nga viti 2015, beson se ai duhet të mendojë të bëjë një kalim fitimprurës në Katar.

Lexo po ashtu Rummenigge: Për të ardhmen e Robben dhe Ribery do të vendoset në pranverë

“Do të ishte mirë për të gjithë këtu, por edhe për Riberyn”, ka thënë fillimisht Xavi për gazetën gjermane Bild.

 Xavi dhe Ribery gjatë një dueli mes tyre në ndeshjen Barcelona-Bayern (Getty Images)

“Cilësia e jetës këtu është fantastike, është një vend i mrekullueshëm, i mirë për jetën familjare”.

“Vajza jonë Asia, për shembull, është lindur në Doha. Është rehat dhe të gjithë janë të lumtur”.

Lexo po ashtu Zyrtare: Xavi pensionohet në fund të këtij sezoni

“Sigurisht, niveli i futbollit është i ndryshëm nga ai në Evropë, por do të ishte mirë që ai të kalonte këtu”.

“Do të doja të luaja me të. Do të ishte mirë nëse ai do të vijë tek ne”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/

Exit mobile version