Xavi Hernandez ka ngritur trofeun e tij të pestë si trajner i Al Sadd pasi skuadra e tij mundi Al-Duhail (2-0) në finalen e Kupës së Katarit.
Al Sadd e mbrojti trofeun e fituar më parë ndaj të njëjtëve kundërshtarë.
Të dy golat të premten u shënuan nga Bagdad Bounedjah, ku i dyti erdhi nga asistimi i Santi Cazorlas.
محمد غلام البلوشي المدير الرياضي بنادي #السد : اللاعبون كانوا على قدر المسؤولية وسعداء بالتتويج باللقب الثامن في #كأس_قطر_٢٠٢١ #السد #قطر#البطولة_74https://t.co/mZ6hgS2rV6 pic.twitter.com/FDV6jVMO9U
— 🏆 #77 Al Sadd SC | نادي السد (@AlsaddSC) February 26, 2021
Në fakt, Xavi nuk është larg nga fitimi i trofeut të tij të gjashtë si trajner i Al Sadd, pasi ata janë vetëm një fitore larg titullit të kampionit në Ligës së QNB Stars 2020/21.
Ata mund ta sigurojnë këtë në 7 mars nëse fitojnë ndeshjen e tyre të radhës.
Më parë, ish- mesfushori i Barcelonës kishte ngritur katër kupa: Kupën e Katarit 2020, Kupën Amir 2020, Super Kupën e Katarit 2019 dhe Kupën e Yjeve të Katarit 2019/20.
الزعيم يتوج باللقب الـ 74 🏆#السد #قطر#البطولة_74https://t.co/mY4QSwP5Sh pic.twitter.com/3PLT3n91lY
— 🏆 #77 Al Sadd SC | نادي السد (@AlsaddSC) February 26, 2021
Pas fitimit të titullit të kampionatit me Al Sadd dhe përfundimit të pjesëmarrjes së tyre në Kupën Amir 2021, mbetet të shihet nëse Xavi do kalojë të Barcelona apo jo.
Ai mund të kthehet nëse Victor Font ose Joan Laporta fitojnë zgjedhjet presidenciale. /Telegrafi/