Xavit i pëlqen shumë kombëtarja dhe tifozët e Skocisë.
Ish-mesfushori i Spanjës dhe Barcelonës ka dëshirë që kombëtarja skoceze të luaj përsëri në turne të mëdhenj, pasi sipas tij ka futbollistë dhe tifozë të pasionuar pas futbollit.
“Të gjithë e donë Skocinë. Të gjithë duan t’i shohin ata të kthehen përsëri në një turne të madh në vitin 2018”, ka thënë Xavi.
“Tifozët dhe lojtarët janë shumë të pasionuar pas futbollit”, ka përfunduar legjenda spanjolle e Barcelonës.
Ndryshe, Skocia gjendet e dyta në Grupin F me katër pikë, apo dy më pak se lideri i grupit, Anglia. /Telegrafi/