Telegrafi

Xavi beson te suksesi i Mout, por vetëm në rast se Unitedi ia plotëson këtë gjë

Legjenda e Barcelonës, Xavi, beson se Jose Mourinho nuk do të fitojë Ligën Premier këtë sezon, por ka thënë se beson te një vend në Ligën e Kampionëve.

Mesfushori spanjoll beson te suksesi i teknikut portugez vetëm pas një tregu tjetër të suksesshëm nga Djajtë e Kuq.

Lexo po ashtu Interi ka shkarkuar 13 trajnerë në 22 vjet, apo vjen shkarkimi i 14? (Foto)

“Garat e brendshme duhet të jetë çdo gjë për Unitedin dhe Mourinhon këtë sezon. Por, nuk mendoj se ata mund të fitojnë Ligën Premier. Këto gara janë shpresë për trofe”, ka thënë Xavi për Daily Mirror.

“Pasi Mourinho të bëjë edhe një treg të transferimeve, ndoshta atëherë do të jetë i gatshëm, por tani duhet të siguron një vend të Ligën e Kampionëve”.

“Ndonjëherë kur gjërat nuk shkojnë mirë për Mourinhon, ai dëshiron luftë, sikur kur ishte te Real Madridi dhe dhe shpresoj të mos e shikoj atë prapë në Angëli”, ka shtuar për fund portugezi. /Telegrafi/