Telegrafi

Xavi: Alli shumë i talentuar, befasohem me tifozët e Tottenhamit

Xavi ka zgjedhur fjalët më të mira për talentin anglez, Dele Alli.

Dele Alli po përjeton një formë të madhe këtë sezon në Ligën Premier me skuadrën e Tottenhamit, dhe kjo ka bërë që shumë njerëz të futbollin të mahniten me talentin e tij.

I fundit që i është shtuar listës së fjalëve lavdëruese për talentin e ‘Spursave’ është ish-ylli i Barcelonës Xavi, i cili e cilëson si shumë të talentuar dhe habitet me tifozët e skuadrës së tij që ai të jetë nj ‘Gascoigne i ri’, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu “Alli, njëri nga më të mirët në Ligën Premier”

“Ai është shumë i talentuar, shumë teknikë. Nuk e kuptoj pse tifozët e Tottenhamit shpresojnë që ai të jetë Paul Gascoigne i ri”, ka thënë Xavi.

Ndryshe, për mesfushorin anglez interesim për shërbimet e tij kanë shprehur edhe gjigantët spanjoll, Barcelona dhe Real Madrid. /Telegrafi/