Xabi Alonso i ka nisur hapat e parë në karrierë si trajner duke e marrë drejtimin e ekipit B të Real Sociedadit.
Ish-mesfushori spanjoll u pensionua nga loja aktive para dy vitesh, pas suksesit të arritur me klubet e mëdha, si Liverpool, Real Madrid e Bayern Munich.
Ai është shprehur i gëzuar që po e fillon këtë kaptinë të re në klubin e La Ligas, ku e filloi karrierën si futbollist para 20 vitesh.
“Jam shumë i gëzuar dhe dua të ndihmon në të ardhmen e Realit (Sociedadit). Jam shumë i lumtur për kthimin tim”.
“Mendoj se ka pasur shumë arsye për t’u kthyer, si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë personal. Gjithçka ka vlerë”, ka thënë Alonso. /Telegrafi/
🎥 Lo que no has visto de la presentación de @XabiAlonso 🧐💙⚪️#Zubieta #RealSociedad pic.twitter.com/amyqU9tkfV
— Real Sociedad Fútbol (@RealSociedad) July 9, 2019