Bayer Leverkusen e ka shmangur sërish humbjen për mrekulli në sekondat e fundit të ndeshjes, ku barazoi me Stuttgartin me rezultat 2-2 në kuadër të javës së 31-të të Bundesligës.
Ecuria e mrekullueshme e pamposhtur e Bayer Leverkusen në të gjitha garat zyrtare këtë sezon ka arritur në 46 ndeshje. Ata siguruan titullin kampion dy javë më parë.
Trajneri i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso, mori karton të verdhë për shkak të ankesës ndaj gjyqtarit gjatë ndeshjes.
Spanjolli u ndëshkua për herë të katërt këtë sezon në Bundesligë, që do të thotë se ai duhet të vuajë dënimin në raundin tjetër, të dielën, kur Bayer Leverkusen do të luajë kundër Eintracht Frankfurt.
Leverkusen do të drejtohet nga një prej ndihmësve të Alonsos.
Rrallë ndodh që një trajner të dënohet për kartonët e grumbulluara, por Alonso ishte i prirur për kartonë edhe në karrierën e tij si lojtar./Telegrafi/