Drejtori gjeneral i Manchester United, Ed Woodward është takuar me anëtarët e familjes Glazer, që janë njëherësh pronarët e klubit për ta diskutuar të ardhmen e OLe Gunnar Solskjaer.
Djajtë e Kuq aktualisht janë në vendin e 12-të në Ligën Premier, derisa kanë fituar vetëm dy nga tetë ndeshjet e zhvilluara në këtë sezon.
Skuadra angleze po kalon nëpër formën më të dobët në histori të tyre, dhe trajneri norvegjez pritet që të shkarkohet në këto ditë.
Solskjaer e mori drejtimin e Untedit në dhjetor të vitit të kaluar, duke e zëvendësuar Jose Mourinhon e shkarkuar, por që tani edhe ai pritet ta ndjekë këtë rrugë.
Norvegjezi në këtë verë e transferoi Harry Maguiren nga Leicesteri për shifrën rekorde 87 milionë euro, Aaron Wan-Bissakan dhe Danilej Jamesin, por asesi nuk po mund të këndellen. /Telegrafi/