Telegrafi

WomanWeb, shërbim social veç për femra!

Faqja e lansuar të hënën, WomenWeb.com lidh të gjitha rrjetet sociale në një vend të vetëm, duke përfshirë llogaritë e Twitter, Instagram, Pintrest, Google+, YouTube dhe Facebook.

Me këtë informacion, ju mund t’i shihni njoftimet dhe “pëlqimet” e të tjerëve. Gjithashtu, faqja mundëson edhe vizitën e “dhomave të chat’it”, leximin e horoskopit, shikimin e hartave të Foursquare me anëtarët tjerë dhe jo vetëm. Së shpejti, faqja do të mundësojë edhe krijimin e RSS dhe pranimin e ofertave ditore, gjithashtu.

WomenWeb do të jetë në dispozicion në kompjuterë, tablet dhe telefona të mençur mobil. / Telegrafi /