Telegrafi

Werder Bremeni mposhtet në shtëpi nga Eintracht Frankfurti, Milot Rashica luan vetëm në pjesën e dytë

Werder Bremen vs Eintracht Frankfurt (Foto Stuart Franklin/Getty Images/Guliver)

Eintracht Frankfurti e ka mposhtur si mysafir Werder Bremenein me rezultat 3-0 në kuadër të javës së 29-të në Bundesliga.

Pjesa e parë përfundoi pa gola edhe pse rastet për të shënuar për të dyja skuadrat nuk munguan.

45 minutëhsi i dytë filloi me një tempo më të lartë, me skuadrat që filluan të luanin lojë më të hapur.

Werder Bremen vs Eintracht Frankfurt (Foto Stuart Franklin/Getty Images/Guliver)

Ishte minuta e 61-të kur u shënua goli i parë me anë të Andre Silvas, që u asistua nga Filipp Kostic.

Pas golit të shënuar, Werder Bremeni reagoi me disa zëvendësime, duke e inkuadrua kështue dhe Milot Rashicën, që u fut në vend të, Fin Bartels.

Ylli vushtrrias u inkuadrua në këtë pjesë të dytë, shkaku që kishte ndjerë dhimbje në fitoren ndaj Schalkes 1-0.

Werder Bremen vs Eintracht Frankfurt (Foto Stuart Franklin/Getty Images/Guliver)

Por, shpresat për të marrë një pikë për skuadrën e reprezentuesit të Kosovës u shuan në minutën e 81-të, kur Stefan Ilsanker shënoi për 2-0.

Ilsanker (90’), arriti të shënonte edhe golin e tij të dytë në këtë takim dhe të tretin për skuadrën e tij, duke e bërë edhe më bindës triumfin e tyre.

Pas javës së 29-të, Werder Bremeni shkon drejt rënies nga liga, pasi gjendet në vendin e parafundit (17) me 25 pikë, gjersa në javën e 30-të takohet me Wolfsburgun. /Telegrafi/