Telegrafi

Wolfsburgu mposht Borussia Dortmundin, duke e lënë këtë të fundit prapa me kreun

Wolfsburg ka shënuar fitore ndaj  Borussia Dortmundi me rezultat 2-0 në kuadër të xhiros së 14-të në Bundesliga.

Ujqërit arritën të shënon që në start të takimit, duke konfirmuar ecurinë pozitive që po kalojnë.

Mickey van de Ven ishte ai që shënoi në minutën e 6-të të takimit për 1-0.

Pjesa e parë edhe pse solli shumë raste të tjera gola më nuk kishte.

Për të parë golin e dytë u desh të pritej koha e shtesë e pjesës së dytë, kur Patrick Wimmer gjeti Lukas Nmecha i cili nga afër shënoi për 2-0.

Dortmund pas kësaj humbje mbetet në vendin e katërt me 25 pikë, ndërsa Wolfsburg ngjitet në vendin e tetë me 20 pikë. /Telegrafi/


Standings provided by Sofascore