Wolfsburg ka shënuar fitore ndaj Borussia Dortmundi me rezultat 2-0 në kuadër të xhiros së 14-të në Bundesliga.
Ujqërit arritën të shënon që në start të takimit, duke konfirmuar ecurinë pozitive që po kalojnë.
Mickey van de Ven ishte ai që shënoi në minutën e 6-të të takimit për 1-0.
Pjesa e parë edhe pse solli shumë raste të tjera gola më nuk kishte.
Për të parë golin e dytë u desh të pritej koha e shtesë e pjesës së dytë, kur Patrick Wimmer gjeti Lukas Nmecha i cili nga afër shënoi për 2-0.
🛑 FINAL!!!!!!!!!!!
Wolves ON FIRE! 🔥
INCREDIBLE performance today at home as we beat Dortmund by two goals!!!!
___
2-0 | #WOBBVB #VfLWolfsburg 🟢⚪️ pic.twitter.com/VUfkUpVqdU— VfL Wolfsburg EN/US 🇬🇧 🇺🇸 (@VfLWolfsburg_EN) November 8, 2022
Dortmund pas kësaj humbje mbetet në vendin e katërt me 25 pikë, ndërsa Wolfsburg ngjitet në vendin e tetë me 20 pikë. /Telegrafi/