Wolfsburgu e ka siguruar pa shumë vështirësi qëndrimin në Bundesliga edhe për një sezon.
‘Ujqërit’ do të luajnë edhe sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit gjerman pasi arritën ta mposhtin edhe në ndeshjen e dytë skuadrën e Holsten Kiel si mysafirë me rezultat 1-0.
Ndeshja u mbyll 3-1 dhe me rezultat të përgjithshëm Wolfsburg fitoi 4-1.
💚 #VfLWolfsburg pic.twitter.com/FC7o5y1iH0
— VfL Wolfsburg (@VfL_Wolfsburg) May 21, 2018
Skuadra e Bruno Labbadias u mjaftua me një gol të qendërmbrojtësit Robin Knoche në minutën e 75-të.
Sistemi VAR anuloi dy gola, për secilën skuadër nga një.
Wolfsburgu e siguroi mbijetesën, ndërsa Holsten Kiel edhe sezonin e ardhshëm do të luajë në Bundesligën e dytë. /Telegrafi/