Kampioni në fuqi i Gjermanisë, Bayern Munich do të ketë një udhëtim të vështirë në javën e 23-të në Bundesliga.
Është skuadra e Admir Mehmedit, Wolfsburg që do të jetë nikoqire e kampionëve aktual.
Bayerni në këtë takim vije pas nëntë fitoreve radhazi në Bundesliga dhe do të synojë ta marrë të 10-tën.
Ndërkohë vendasit në këtë takim hyjnë pas humbjes 3-1 nga rivali direkt për rënie Werder Bremen.
Admir Mehmedi do të nisë nga minuta e parë këtë takim ndaj rekordmenëve gjerman.
Formacionet zyrtare:
Wolfsburg: Casteels, Verhaegh, Knoche, Bruma, William, Arnold, Guilavogui, Mehmedi, Malli, Brekalo, Osimhen.
Bayern Munich: Ulreich, Rafinha, Martinez, Sule, Bernat, Rudy, Thiago, Tolisso, Ribery, Robben, Wagner. /Telegrafi/