Bayern Munich ka fituar në udhëtim me rezultat 3-1 ndaj Wolfsburgut në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Bundesliga.
Pas dy humbjeve dhe një barazimi, skuadra e Niko Kovac i është kthyet fitores në kampionat duke fituar në udhëtim te Wolfsburgu.
Golat në këtë ndeshje për Bavarezët u shënuan nga Robert Lewandowski (30′, 49′) dhe James Rodriguez (72′), ndërsa për vendasit shënoi Wout Weghorst (63′).
Lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje ishte pikërisht sulmuesi polak Lewandowski, i cili u notua me 9.3.
në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për Yunus Malli që u vlerësua me notë 5.8. /Telegrafi/
Wolfsburg:
Bayern: