Telegrafi

Wolff: Nuk do ketë probleme mes pilotëve të Mercedesit

Gjatë 3 viteve të fundit, në të cilët Mercedesi ka dominuar në Formula, 1, problemi më i madh në skuadrën gjermane ka qenë bashkëjetesa mes dy pilotëve.

Mes Lewis Hamilton dhe Nico Rosberg raporti nuk ka qenë asnjëherë shumë i mirë dhe polemikat apo lufta në distancë mes të dyve ka penalizuar në jo pak raste edhe skuadrën.

Megjithatë me tërheqjen e pilotit gjerman dhe afrimin në skuadër të finlandezit Valteri Bottas, te Mercedes janë të sigurt se probleme të tilla nuk do të ekzistojnë më.

Lexo po ashtu Rosberg: E doja Alonson te Mercedesi, por do të kishte ‘fishekzjarrë’ me Hamilton

Shefi i skuadrës gjermane Toto Wolff, në një intervistë për mediat la të kuptohet se bashkëjetesa nuk do të jetë një problem për Lewis Hamilton dhe Valteri Bottas.

“Unë mendoj madje kam bindjen se ata të dy do të kenë një raport të shkëlqyer, është e vërtetë që kanë karaktere të ndryshme, por për ne si skuadër ishte shumë e rëndësishme ta zëvendësonim Nico Rosberg, me një tjetër pilot cilësor, në mënyrë që të mbulonim më së miri vendin e lënë bosh nga gjermani, theksoi, Wolff.

Në lidhje me Bottas, shefi i skuadrës shtoi: “Valteri po ambientohet shumë shpejtë dhe po përshtatet mirë me makinën e tij të re”. /Supersport/