Wojciech Szczesny ka bërë një start të keq në Euro 2020, pasi ka shënuar auto-gol.
Sllovakia e mbylli pjesën e parë ndaj Polonisë me epërsi, në golin e shënuar në minutën e 18-të në kuadër të Grupit E.
Por, sllovakët fillimisht u ndihmuan nga anëtari i Juventusit, që nga një goditje e Robert Mak, topi përfundoi në kokën e gardianit, duke u futur më pas në rrjetë.
Szczesny shënoi auto-golin në minutën e 18-të, duke bërë që të jetë më i shpejti në histori të Kampionatit Evropian.
Po ashtu, ky është edhe auto-goli më i shpejtë në histori, e që natyrisht se për të është një rekord i padëshirueshëm. /Telegrafi/