Telegrafi

Witsel te Juve, punë e kryer

Witsel mund të vijë në janar

Lëvizja e Axel Witsel te Juventusi thuhet se është punë e kryer, me vetëm një test  mjekësor që ka mbetur të bëhet.

Është raportuar mbrëmë se mesfushori i Zenit St Petersburg i është dhënë leje për të lënë kampin e Belgjikës dhe të fluturojë në Torino për testet mjekësore.

Sipas La Stampa, transferimi është kompletuar përfundimisht gjatë natës, me Witsel që ka rënë dakord për një kontratë pesë-vjeçare me vlerë prej 4.5 milionë në sezon.

Zenit kishte kërkuar fillimisht 30 milionë euro për Witsel dhe kishte arritur marrëveshje me Evertonin, por lojtari i kishte refuzuar ata.

Gazeta njofton se dëshira e belgut për të lëvizur për bardhezinjtë ishte kyçe në uljen e kostos, pasi ai do të kishte lëvizur si transferim i lirë kur kontrata e tij do të skadonte në vitin 2017.

Pra, Witsel shtynë klubin rus të pranojë një ofertë nga ‘Zonja e Vjetër’, me Zenitin që duket se përfundimisht kanë rënë dakord për 18 milionë euro plus dy milionë tjera bonuse. /Telegrafi/