Site icon Telegrafi

Wirtz shënon gol spektakolar ndaj Francës pas shtatë sekondave – Kroos me një asistim maestral

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, ka dhuruar një asistim pas vetëm shtatë sekondave në rikthimin e tij në futbollin me kombëtare për Gjermaninë.

Kroos u pensionua nga futbolli me kombëtare në vitin 2021 pas një kampanjë zhgënjyese në Kampionatin Evropian 2020.

Sidoqoftë, ai njoftoi për rikthimin e tij gjatë këtij muaji, duke e vënë veten në dispozicion edhe një herë tjetër për Gjermaninë para Euro 2024.

Kroos mori ftesën nga Julian Nagelsmann për dy ndeshjet miqësore ndaj Francës dhe Holandes, ku impakti i tij u vërejt menjëherë.

Yllit të Realit iu deshën vetëm shtatë sekonda për të asistuar Florian Wirtz i cili shënoi golin e parë të Gjermanisë në këtë sfidë.

Wirtz me një goditje fantastike nga 25 metra arriti që të shënojë një gol spektakolar duke lënë pa asnjë opsion portierin francez Brice Samba./Telegrafi/

Exit mobile version