Site icon Telegrafi

Wilsheren e kërkon Sampdoria

Jack Wilshere mund të përfundojë në Serinë A sezonin e ardhshëm sportiv 2017-2018.

Skuadra e Sampdorias kërkon të marrë lojtarin 25-vjeçar, duke bërë edhe një ofertë prej 10 milionë eurosh në adresë të Arsenalit, që ka kartonin e futbollistit.

Wilshere, sezonin e kaluar ka luajtur me Bournemouth, ku u aktivizua në 27 ndeshje, para se të pësonte një dëmtim në këmbë.

Wilshere ka pësuar disa dëmtime kohët e fundit, duke humbur shkëlqimin e dikurshëm, por në Serinë A mund të rikthehet protagonist.

Lojtari nuk është nisur me “topçinjtë” për fazën përgatitore në Australi dhe po stërvitet në Dubai, për të rikuperuar nga dëmtimi dhe pritet përgjigjja e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version