Site icon Telegrafi

Wilshere pritet të kalojë tek klubi i njohur anglez në cilësinë e ndihmëstrajnerit

Jack Wilshere pritet të largohet nga posti i trajnerit të grupmoshave U18 të Arsenalit pasi është pajtuar për të marrë drejtimin e Norwich Cityt.

Sezonin e kaluar, Wilshere ishte lidhur me një kalim në Amerikë tek Colorado Rapids dhe në Skoci tek Aberdeen.

Sidoqoftë, asnjëra nga këto lëvizje nuk u realizua në fund pasi klubi amerikan emëroi Chris Armas si trajner ndërsa Jimmy Thielin iu bashkua klubit skocez.

Tani, talkSPORT ka raportuar se ish-reprezentuesi anglez më në fund do të ndajë rrugët me ‘Topçinjtë’ pasi është pajtuar të marrë drejtimin e Norwichit në Championship.

32-vjeçari do të punojë si asistent i trajnerit Johannes Hoff Thorup, i cili u bë pjesë e tyre në një marrëveshje tri vjeçare këtë verë.

Wilshere ishte bërë pjesë e Arsenalit si trajner i grupmoshave U18 në vitin 2022 pasi u pensionua nga futbolli në moshën 30-vjeçare.

Gjatë ditëve të tij si futbollist aktiv, ai përfaqësoi Arsenalin në 197 ndeshje në të gjitha garat duke fituar dy herë FA Cup dhe një herë Community Shield./Telegrafi/

Exit mobile version