Telegrafi

Wilshere: Kurrë nuk e kam imagjinuar ndonjëherë se do të luaja në Championship

Jack Wilshere e ka pranuar hapur se ai kurrë nuk e kishte menduar se do të luante në Championship gjatë karrierës së tij.

Mesfushori që ishte pa klub iu bashkua Bournemouthit, e që tani po tentojnë që në edicionin e ri të jenë pjesë e Ligës Premier.

Por, ish-anëtari i Arsenalit që iu bashkua The Cherries që ndërpreu kontratën me West Ham Unitedin në muajin tetor, ka thënë se ai nuk e kishte imagjinuar një kalim në Championship.

“Unë nuk kam luajtur në Championship ose nuk jam përpjekur të fitoj ngritjen (për në Ligën Premier) më parë”, ka thënë anglezi.

“Nëse do të më kishit pyetur 10 vjet më parë nëse kjo ishte diçka që mendoja se do të isha përfshirë ndonjëherë, do të kisha thënë jo”.

“Por, unë jam këtu tani, i gatshëm dhe i përqendruar, dhe dëshiroj të ndihmoj Bournemouthin të promovojë dhe të fitojë rikthimin në Ligën Premier”, ka shtuar më tej Wilshere. /Telegrafi/