Telegrafi

Wilshare ndez luftën Angli-Uells

Jack Wilshere e ndez edhe më shumë derbin britanik, Angli – Uells, që do të të zhvillohet më 16 qershor në stadiumin e Lensit.

Vetëm pak ditë më parë Gareth Bale thumboi përfaqësuesen e “Tre Luanëve”, që sipas tij e konsideron veten të madhe edhe pse nuk ka fituar asgjë, ndërsa mesfushori  i Arsenalit  reagoi me ironi duke u shprehur se e ka të qartë se uellsianët nuk i pëlqejnë aspak anglezet.

“Sigurisht që ata nuk na pëlqejnë, por edhe ne nuk i pëlqejmë ata. Asnjëherë nuk e kam vënë në dyshim pasionin e shokëve të mi të skuadrës. Ne jemi tmerrësisht të motivuar dhe e dimë se çfarë do të thotë kjo për tifozët tanë. Ne jemi një skuadër e re në moshë por me shumë pasion për të arritur diçka për vendin tonë. Jemi gati për ndeshjen e së enjtes”.

Anglia i fitoi të dyja përballjet me Uellsin në kualifikueset e Euro 2012, ndaj Wilshere e ka të qartë se kundërshtarët fqinjë do të kërkojnë hakmarrjen.

“Nëse luajmë sikurse ndaj Rusisë dhe i shfrytëzojmë më mirë rastet, sigurisht që do të kemi më shumë mundësi për të fituar. Në letër ndoshta në jemi më të mirë jemi favoritë por futbolli vendoset në fushën e blertë”.

Wilshere do të ketë përballë shokun e tij të skuadrës tek Arsenali Ramsey, me të cilin sigurinë se nuk ka komunikuar që kur mbyllën kampionatin me Arsenalin. Në ndeshjet e para të Grupit B Anglia – barazoi 1-1 me Rusinë, ndërsa Uellsi mposhti 2-1 Sllovakinë.