Një skandal i madh ka ndodhur në futbollin anglez gjatë ndeshjes mes Huddersfield dhe Bournemouth (4-1).
Në minutat e fundit të ndeshjes, një futbollist i Huddersfieldit aksidentalisht ka zbuluar organin gjenital.
Kamera ishte fokusuar tek trajneri i vendasve Wagner ndërsa në prapavijë shihej futbollisti i zhveshur.
Mediat angleze gjatë ditës së diel nuk kanë arritur ta identifikojnë se cili nga futbollistët e Huddersfieldit ka qenë që ka zbuluar pa dashje organin gjenital.
Por në mëngjesin e ditës së hënë është zbuluar se futbollisti në fjalë është amerikani Daniel Williams.
Ka mjaftuar një hulumtim i vogël për të parë se Williams ka qenë futbollisti në video që ka zbuluar aksidentalisht organin gjenital.
Tatuazhi i tij në këmbën e djathtë shihet në video dhe kjo ka mjaftuar për tu identifikuar.
Gjithsesi lojtari këtë gjë nuk e ka bërë qëllimisht por video është shpërndarë jashtëzakonisht shumë nëpër rrjetet sociale.
Ndërkohë ende nuk ka ndonjë reagim nga klubi i Huddersfield për rastin e ndodhur.
Williams është një futbollist rezervistë tek Huddersfield dhe pasi nuk po arrin të lë gjurmë në fushë, ai ia ka arritur të bëhet përkohësisht futbollisti i momentit tek klubi bardh e kaltër. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=wzO6eC2pW6c