Mbi 85 për qind të artikujve në Wikipedia janë shkruar nga meshkujt dhe mu për këtë Fondacioni Wikimedia dëshiron të përfshijë sa më shumë femra.
Në deklaratën e tyre kanë theksuar se nuk bëhet fjalë vetëm për përfaqësim të barabartë të gjinive, por para së gjithash këtë e bëjnë për përmirësimin e kualitetit të teksteve.
“Dëshirojmë të përmirësojmë përmbajtjen e Wikipedias. Secili sjellë pjesën e vet të informacionit në tavolinë”, ka thënë drejtoresha ekzekutive e fondacionit Sue Gardner.
Nga fondacioni kanë theksuar se në periudhën e ardhshme do të bëj disa ndryshime për të thjeshtuar redaktimin e enciklopedisë së lirë, dhe se me këtë do të tërheqin numër më të madh të njerëzve të cilët do të japin kontributin e tyre në shkrimin e teksteve. Në mesin e vullnetarëve do të duhej të ishin më së paku 25 për qind femra, transmetojnë mediet britanike. /Telegrafi/