Georginio Wijnaldum u prit në aeroport nga qindra tifozë të Romës që brohoritnin emrin e tij.
Reprezentuesi holandez 31-vjeçar mbërriti me një avion privat të siguruar nga pronarët e klubit romak, ku u ndal fillimisht në Roterdam për të marrë anëtarët e familjes së tij.
Qindra tifozë u grumbulluan rreth aeroportit Ciampino më shumë se një orë para uljes së fluturimit, duke brohoritur emrin e tij dhe duke festuar ardhjen e nënshkrimit të ri.
#Wijnaldum to #Roma 🟡🔴
🎥 @Fra__Tringali
It’s GINI TIME 🇳🇱👌 pic.twitter.com/KukUf0zQ0C— Gianluigi Longari (@Glongari) August 4, 2022
Ai doli nga portat me një buzëqeshje të madhe në fytyrën e tij para se të pozonte për disa selfie dhe të jepte autografe, më pas u mor në një makinë për të takuar drejtorët e klubit.
Testet e tij mjekësore do të bëhen nesër në mëngjes.
Ai do të vijë si huazim me detyrim blerje për 8 deri në 9 milionë euro nëse Roma përfundon në top katërshen e Serie A këtë sezon.
https://twitter.com/occupoiltempo/status/1555229145185062913
PSG do të paguajë 50 për qind të pagës së tij prej 9.5 milionë euro gjatë periudhës së huazimit./Telegrafi/