Telegrafi

WhatsApp kthehet në funksion, nuk dihet nëse prishja do të përsëritet

WhatsApp ka njoftuar se pas rregullimit të problemeve aplikacioni serish është kthyer në funksion, por përdoruesit nuk e dinë arsyen pse nuk kanë mundur të dërgojnë porosi dhe nëse pritet rënie e serishme e sistemit.

Kompania WhatsApp nuk ka bërë asnjë koment zyrtar për shkakun e mos funksionimit të aplikacionit.

“Sot më herët, përdoruesit e WhatsApp në gjithë botën nuk kanë mundur për disa orë të kenë qasje në aplikacion. Kemi riparuar problemin”, kanë thënë zyrtarë të WhatsApp për TechCrunch.