Telegrafi

WhatsApp fillon edhe me video-thirrjet!

Të gjithë e dijmë se jo edhe shumë kohë më parë WhatsApp kishte shtuar funksionalitetin e thirrjeve me zë në aplikacionin e vet.

Natyrisht, kompania e cila tani është nën pronësinë e rrjetit social Facebook tani dëshiron të marrë edhe një hap më tej, me futjen edhe të video thirrjeve në shërbim, në mënyrë që të konsolidohet edhe më tej, dhe të qëndrojë në majat e industrisë në të cilën operon.

Versioni i fundit beta për Android shfaq edhe opsionin për video thirrje, sa herë që ju dëshironi ta bëni një thirrje drejt një kontakti të caktuar.

Megjithatë, për momentin ky tipar nuk është në dispozicion për të gjithë përdoruesit, por ka shumë njerëz që kanë raportuar se tashmë janë duke bërë video thirrje përmes WhatsApp.