Sulmuesi i Red Bull Leipzig, Timo Werner, shpreson që Mesut Ozil të kthehet nga pensionimi me kombëtare.
Mesfushori i Arsenalit, e ka lënë ekipin kombëtar të Gjermanisë, pas përfundimit të Kampionatit Botëror, duke përmendur edhe arsye racizmi, si arsye për vendimin e tij.
“Unë mendoj se është për të ardhur keq se si përfundoi ashtu”.
“Ai bëri shumë për Gjermaninë dhe ishte ndër lojtarët kryesor në triumfin e Kupës së Botës në Brazil”.
“Dëshira ëshët që të dyja palët të ribashkohen. Unë gjithashtu besoj se shumë në ekip do të jenë të lumtur nëse Mesut Ozil kthehet sërish”.
“Ai është një lojtar i cili mund ta bëjë diferencën dhe vlerësohet shumë në ekip”, ka thënë Werner për BILD.
Ozil ka qenë pjesë e një debati të gjerë në muajin e fundit për një foto të bërë me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. /Telegrafi/