Site icon Telegrafi

Werderi pranon se përdori dronin mbi qendrën stërvitore të Hoffenheimit

Klubi i Milot Rashicës, Werder Bremen, ka pranuar se ka përdorur dronin për të përgjuar stërvitjet e Hoffenheimit.

Policia ishte njoftuar nga klubi i Hoffenheimit pasi një objekt fluturues u vërejt mbi qendrën stërvitore të Hoffenheimit teksa po zhvillohej stërvitja e klubit para ndeshjes ndaj Werderit.

Sfida përfundoi me rezultat 1-1 dhe drejtori i klubit nga veriu i Gjermanisë ka pranuar se droni ishte përdorur prej tyre.

“Werder Bremen e ka përdorur dronin në stërvitjen e Hoffenheimit të martën”.

“Kjo ndodhi pas një bisede mes drejtorit Baumann, trajnerit Kohfeldt dhe puntorëve të departamentit të analizave”, shkruan në një komunikatë të klubit gjerman.

Vet drejtori Baumann ka marrë përgjegjësinë për këtë ngjarje.

“Ne kemi biseduar brenda. Unë marr përgjegjësinë e plotë për këtë. Nëse aksioni që kemi realizuar në qendrën stërvitore të tyre nxiti pasiguri, atëherë ne kërkojmë falje për këtë”.

“Ne nuk kemi bërë asgjë ilegale. Kjo do të shkonte kundër parimeve të klubit tonë. Ne kërkojmë falje Hoffenheimit për incidentin”, u shpreh Baumann.

Kjo është hera e parë që një klub përdor dronin për të përgjuar një ekip kundërshtar. /Telegrafi/

Exit mobile version