Milot Rashica nuk ka qenë i pranishëm në stërvitjet e Werder Bremenit ditën e martë, kjo për faktin se klubi i ka dhënë një javë pushim futbollistit shqiptar.
Pas dështimit të transferimit të anësorit të Kosovës te Bayer Leverkuseni, klubi gjerman ka vendosur që t’ia japë disa ditë të lira, në mënyrë që t’i kthjellojë mendimet.
“Ditët e kaluara nuk kanë qenë të lehta për Milotin, ka pasur shumë ngritje dhe rënie. Prandaj, vendosëm t’i jepnim një javë pushim në mënyrë që t’i kthjellonte mendimet dhe të fokusohet tërësisht vetëm te Werderi”, ka thënë trajneri Florian Kohfeldt.
🟣 gegen 🟠, #Mbom gegen #Groß – wer setzt sich durch? #Werder pic.twitter.com/ZOYiAGNsQA
— SV Werder Bremen (@werderbremen) October 6, 2020
Rashica kishte udhëtuar në Leverkusen për ta kompletuar transferimin , mirëpo dy klubet nuk ia dolën të merreshin vesh për modalitetet e transferimit në orët e fundit të afatit kalimtar.
Werderi dëshironte ta shiste 24-vjeçarin për arsye financiare, mirëpo Leverkuseni e dëshironte vetëm si huazim.
“Kjo përvojë nuk është e mirë për të. Do të ketë nevojë për kohë që ta tejkalojë”, është shprehur drejtori sportiv i Bremenit, Frank Baumann. /Telegrafi/
Auf und ab, hin und her ↔️
Da ist wieder richtig Tempo drin. 💪🏻#Werder pic.twitter.com/24Dj0xgkmL
— SV Werder Bremen (@werderbremen) October 6, 2020