Telegrafi

Werderi e cilëson Rashicën më të mirin pas golit të bukur

(Foto: Screenshot/Facebook/Kujtesa/Bundesliga)

Milot Rashica para pak çastesh ka shënuar një gol të bukur në ndeshjen që Werder Bremenei po e zhvillon në udhëtim te Bayer Leverkuseni.

Vushtrriasi barazoi rezultatin në 1-1 në golin e realizuar në minutën e 40-të, derisa rezultati aktual është 2-2.

E mënyra se si Werder Bremeni e komentoi këtë gol është ndoshta edhe më brilante se vetë shënimi.

“Shiko mami, në fushë është një ‘GOAT’ (më i miri i të gjitha kohërave),” shkroi Bremen duke ia bashkangjitur postimit një “GIF” me një fëmijë që drejton gishtin nga fusha. /Telegrafi/