Werder Bremen ka barazuar pa gola në ndeshjen e parë të ‘Play-Out’-it.
Skuadra e famshme gjermane ishte nikoqire e Heidenheim që vinte nga Bundesliga 2.
Gjatë 90 minutave të dyja skuadrat kanë pasur raste të mira shënimi, por portat në fund mbetën të pa prekura.
Milot Rashica ka qenë titullar si gjithnjë për Werderin dhe njëri nga më të mirët në fushë.
Ylli i Kosovës ishte i pandalshëm për mbrojtjen mysafire, por në fund i mungoi goli për ta ndihmuar skuadrën e tij.
Gjithsesi Werder dhe Rashica do të kërkojnë mbetjen në Bundesliga në ndeshjen e kthimit që zhvillohet ditën e hënë. /Telegrafi/